american crew

American Crew Precision Blend

American Crew Precision Blend - Sagema

ME PAK THINJA NE PAK MINUTA

Ju mund reduktoni pamjen e thinjave ne pak minuta. Kjo çasje kreative e American Crew kundrejt mbulimit te thinjave do ju mundesoje sherbime te reja ne sallon & shtepi.

American Crew Precision Blend krijon tone me te ftohta, siguron hidratim me vitamin B5, dhe fale perberjes pa amoniak ajo mund te perdoret per floket dhe mjekren.

Çdo mashkull ka stilin, prerjen dhe qendrimin e tij unik. Per te mbuluar thinjat ju keni nevoje per produkte dhe teknika te cilat i pershtaten scilit individ," thote krijuesi i American Crew David Raccuglia. "Rritja e mjekres eshte nje trend ne rritje, prandaj mirembajtja e saj dhe ofrimi i nje linje te plote per mjekren nga American Crew eshte shume e rendesishme."

Sherbimi i lyrjes Precision Blend i jep stilisteve zgjidhjen me efikase 5-minutshe per klientet te cilet kerkojne perzierje dhe mbulim natyral te thinjave.

 

SHERBIMI PRECISION BLEND

Hapat Drejt Suksesit American Crew te praktikuara ne çdo sallon rreth botes. Harta e rruges drejt nje sherbimi te suksesshem.

PREZANTIMI

 

Sistemi jone i mbulimit te thinjave ju ndihmon qe te arrini nje pamje 5 vjet me te ri ne vetem 5 minuta. Ne ju sigurojme se American Crew Precision Blend nuk eshte si sherbimet e zakonshme te lyrjes se flokut. Mundesia per te zbutur tonin e thinjave mund te jete shume i lehte por me nje efikasitet te mahnitshem. Bojrat American Crew Precision Blend vijne ne 4 nuanca:

 

 

 

 

 

Ne ofrojme disa mjete dhe teknika per te personalizuar Sistemin e Mbulimit te thinjave American Crew. E lehte per tu aplikuar me vetem 5 minuta kohe aktivizimi.

KONSULTIMI

 

Pas percaktimit te rezultatit te deshiruar, zgjidhni mjetet e aplikimit dhe tekniken e duhur ne baze te tekstures dhe gjatesise se flokut. Secila teknike mund te perdoret per aplikime te lehta, mesatare ose te plota duke siguruar 25%, 50%, ose 75% mbulim te thinjave.

 

 

Me kalimin e kohes ngjyra zbehet ne menyre natyrale pa krijuar tone te ngrohta.

Lyerja rekomandohet pas çdo prerje floku. Perdorni imazhet si reference per rezultatet e perferuara dhe te mundshme sipas situates. Duke perdorur matricen e ngjyrave dhe katalogun e bojes, zgjidhni nje nuance e cila i pershtatet ngyres natyrale te flokut.

PARA LYERJES

 

Rekomandohet qe te beni nje test alergjie sipas keshillave informuese mbi amballazhim. Per ruajtejen dhe mirembajtjen e ngjyres midis lyerjeve rekomandohet perdorimi i Shampos American Crew Precision Blend.

PRERJA E FLOKEVE

Sipas prerjes se flokut ju duhet te rishikoni metoden e lyerjes si cili pershtatet me modelin e ri te flokeve. Shampo American Crew Precision Blend dhe Balsami Daily Moiturizing duhet te perdoret per mirembajtjen e flokut pas lyerjes. Gjithashtu, zgjidhni produktin stilues te pershtatshem per nje pamje sa me natyrale.

SHERBIMI (PERZIERJA)

 

Raporti i perzierjes eshte 1:1 - mase e barabarte e ngjyres me oksikremin. Hidhni masen e nevojshme te oksikremit mbi tasin e bojes dhe shtoni te njejten mase boje American Crew Precision Blend. Mbyllni tasin me kapakun e tij dhe tundeni mire. Zakonisht, 20ml boje dhe 20ml oksikrem nevojiten per nje lyerje te plote te kokes. Vendosni tasin me bojen e perzier ne nje vend te sigurte dhe vishni dorashka per te shmangur njollat mbi duar.

SHERBIMI - (APLIKIMI I BOJES)

 

Aplikimi i bojes nuk duhet te zgjase me shume se 4 minuta. Pas aplikimit lereni qe te veproje per 5 minuta te tjera dhe shplajeni me uje te bollshem. Nuk eshte e nevojshme te perdorni shampo per pastrimin bojes. Shplajeni mire derisa uji te jete i qarte. Aplikoni nje doze te lehte American Crew Daily Moisturizing Conditioner, masazhojeni dhe shplajeni mire.

MJEKRA

 

Kjo furçe aplikimi unike ju mundeson qe te vedosni bojen vetem mbi zonat e mjekres ku nevojitet me shume. Perfekte per aplikime te detajuara dhe preçize.

 

1. Perziej American Crew Precision Blend ne pjese te barabarta boje & oksikrem.

 

 

2. Zhysni pjesen e furçes ne boje dhe hiqni sasine e tepert.

 

 

3. Aplikoni bojen mbi zonat e mjekres dhe mustaqes qe kane nevoje per mbulim, duke nisur nga barsetat drejt fytyres.

 

 

4. American Crew Precision Blend duhet te zhvillohet mbi floke 5 minuta pas perfundimit te aplikimit.

 

 

5. PASTRIMI: Filloni duke hequr bojen me pershqir te njome, ose kur mjekra eshte e gjate dhe e dendur rekomandohet qe ta lani me uje te bollshem.

 

 

6. Vendosni nje peqshir te ngrohte mbi mjeker dhe future per pastruar mbetjet e bojes.

 

 

7. Aplikoni nje doze American Crew Beard Foam Cleanser. Masazhojeni me lehtesi.

 

 

8. REKOMANDOHET: Perdorni nje pershqir tjeter te ngrohte per te siguruar heqjen e plote te bojes.

 

 

9. Aplikoni American Crew 2in1 Skin hidratuees Lekure dhe Mjekre, duke e ndjekur me nje doze te lehte American Crew Bead Serum per te perfunduar sherbimin.

 

 

 

Shop Produktet Precision Blend >

Lexo me shume

Lini nje koment

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.